Abdixhiku kundër qëndrimit të LDK-së, i vetmi që votoi si Kurti dhe ministrat e VV-së

Këta të fundit nuk e kanë mbështetur një vendim të qeverisë, të propozuar nga ministri i Financave, Besnik Bislimi, për ta refuzuar kërkesën e KQZ-së për mëditje për stafin e KQZ-së dhe PZAP-së gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë, shkruan Reporteri.net.

Në sy më së shumti ka rënë ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, i cili nuk votoi si ministrat e partisë së tij. Abdixhiku u bë ministri i vetëm i LDK-së që votoi PRO.

Ndërkohë, se LDK-ja kishte mospajtime edhe ndërmjet vete, e tregon hezitimi i ministrit Besian Mustafa. Ai e ngrit dorën pak për të votuar PRO, por kur e sheh zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti e ulë dorën, për ta ngritur në ABSTENIM.

Kjo gjë shihet në videon e shkëputur nga mbledhja e Qeverisë, në të cilën u morën mjaft shumë vendime, duke përfshirë edhe shkarkimin e Bordit të Telekomit dhe sekretarët e disa ministrive.