Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhuiku tha sot se do të mbështesin çdo protestë që do të organizohet për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Ai deklaroi se megjithatë LDK-ja do të ndjek rrugën e institucioneve për të paraqitur veprimet e tyre karshi këtij vendimi të ZRrE-së.
Më tutje, Abdixhiku deklaroi se qytetarët duhet që ta ngrenë zërin ndaj këtyre vendimeve.
“LDK është parti që veprimin e vet politik e bën përmes institucioneve të Kosovës. Kjo është rruga që ne do të ndjekim, por në anën tjetër e mbështesim çdo protestë që do të organizohet për këtë temë dhe njerëzitë dhe qytetarët e Kosovës që preken nga një çështje kaq e rëndësishme dhe jetike, një javë nga sot, e që fatura në fund të muajit i vjen në papërballueshmerinë e tyre, të pagave të tanishme, të krizave të vazhdueshme dhe kanë të drejtën ta ngrenë zërin dhe duhet ta ngrenë zërin. Gjithsesi LDK-ja veprimin e vet politik do ta bëjë brenda institucioneve të Kosovës siç e ka bërë tani e sa vite”, ka thënë ai sot në një konferencë për media.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…