POLITIKE

Abdixhiku: Në Kuvendin e LDK-së do të ofrojë dorëheqjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të mbledhjes rreth 5 orësh të anëtarësisë së kryesisë së partisë  për një takim që, sipas tij, ka karakter konsultativ, tha se në këtë takim janë trajtuar “të gjitha çështjet e brendshme politike” dhe të “ardhmen që na pret në ditët në vijim”.

Në një prononcim të shkurtër për media, Abdixhiku tha se ka vendosur që pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së do të thirret edhe Kuvendi i kësaj partie, ku do të ofrojë edhe dorëheqjen e tij si përgjegjësi politike për rezultatin e dobët në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

“E kam obligim moral e kam obligim politik që të marrë jo vetëm përgjegjësinë, por edhe të shtrojë tutje organizimin politik të LDK-së nëpërmjet ofrimit te Kuvendi i LDK-së së dorëheqjen time si kryetar i LDK-së e më pas Kuvendi i LDK-së le të vendos nëpërmjet votës a e pranon apo jo”, tha ai.

Abdixhiku sqaroi se takimi i sotëm me bashkëpunëtorët ka qenë joformal, ndërsa mbledhja e parë formale do të jetë ajo e Kryesisë së LDK-së, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme. Pas kësaj, do të thirret edhe Kuvendi i partisë.

Ai shtoi se në rast se Kuvendi i LDK-së nuk e pranon dorëheqjen e tij, do të jetë i obliguar të vazhdojë detyrën e kryetarit, duke theksuar se shmangia nga vendimi i anëtarësisë do të ishte e papërgjegjshme.

I pyetur për mundësinë e votimit të presidentit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Abdixhiku tha nëse dikush dëshiron t’i ketë votat e LDK-së për çështjen e presidentit, duhet që fillimisht të bëjë marrëveshje politike me këtë parti.

“Në qoftë se dikush mendon të imponojë kandidat dhe si duhen votat e LDK-së, le të kenë fatin e botës ndoshta edhe e zgjedhin presidentit edhe pa votat tona. Kur ulët e flet me LDK-në do të flet për një kandidat që i përfaqëson interesat e popullit të Kosovës, e jo të një partie politike”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago