POLITIKE

Abdixhiku për tunelin Prizren – Tetovë: Muhabetet s’kushtojnë, asnjë projekt i realizuar për 3 vjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se Qeveria e Kosovës për 3 vjet qeverisje nuk e ka përmbyllur asnjë projekt infrastrukturor, derisa ka ironizuar me premtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me tunelin Prizren-Tetovë.

“Po e permbyllin vitin e tretë në qeveri, por s’kanë përmbyllur dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën. As atë për Mitrovicë, as atë për Podujevë, as për Pejë, as për Gjilan e as për Gjakovë. Qytete të tëra të lëna në harresë tash e tre vjet! Qytetarë të tërë të maltretuar për çdo ditë”, ka shkruar Abdxhiku.

“Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot”, ka shtuar mes tjerash kreu i LDK-së.

Ai ka komentuar edhe protestën e dhjetëra qytetarëve në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë kundër opozitës kosovare, medieve dhe analistëve të studiove televizive, në shenjë mbështetje për pushtetin, duke thënë se në mungesë të zhvillimit infrastrukturor të vendit, ekzekutivi organizon protesta në mbështetje të vetes.

“Të zënë me organizimin e protestave për mbështetje ndaj vetes – merreni me mend – të fiksuar me diskutime ndaj të shkuarës, të angazhuar në ndarje, sharje e përçarje – pra në thatësi politike – kjo qeveri nuk ka mundur të bëjnë as edhe një hap të vetëm në zhvillimin infrastrukturor të Kosovës”, ka theksuar ai.

Kreu i LDK-së ndër të tjera ka thënë se të gjitha projektet kapitale për qytetet e mëdha në vend do të përfundojnë brenda 30 muajve kur në krye të shtetit do të vjen partia më e vjetër parlamentare në Kosovë, ndërsa ka premtuar që edhe kostoja për projektet infrastrukturore do jetë më e ulët.

“Aq kohë duhet. Aq kohë do të marrin. Aq kohë do të kenë. Dhe, natyrisht, jo me çmime absurde 12-13 milionëshe për kilometër, edhe më pak me aneks marrëveshje që falnin nga 54 milionë, por me kujdes ndaj parasë publike e pa ngarkesë buxhetore që paralizojnë sektorë të tjerë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

43 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

53 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago