Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka pranuar dështimin e kësaj partie në zgjedhje, derisa gjatë konferencës për media tha se do të thërras mbledhje të kryesisë së LDK-së për hapat e mëtutjeshëm.
Ndërsa falënderoi të gjithë ata që i besuan dhe ia dhuruan votën.
“Nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kemi ndërtuar program serioz dhe modern, dhe bëmë fushatë dinjitoze dhe të përgjegjshme. Por ky është verdikti qytetar, dhe para këtij verditkti përulemi të gjithë. LDK-ja ka nevojë të rinovohet më shumë, duke marr përgjegjësinë që më takon do të thërrasë Kuvendin e kësaj partie dhe do t’i shpalosi të gjitha çështjet”, deklaroi ai.
LDK deri në këto momente ka marrë veç 13.79 për qind, sipas KQZ-së.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…