POLITIKE

Abrashi i LDK’së: Nesër i tregojmë SHBA’së që po dalim nga Qeveria antiamerikane

Deputeti i LDK’së, Arban Abrashi, nga selia e partisë ka thënë se do të vazhdojnë sa më shpejt me procedura për rrezimin e Qeverisë Kurti, ndërsa tregon se LDK’ja nesër do të cojë mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës se po dalin nga “Qeveria e cilësuar si antiamerikane”.

Derisa ka treguar për takimet e kryetarit Isa Mustafa me liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn, Abrashi thotë se për mocion nuk kanë biseduar me PDK’në.

“Me PDK’në s’kemi pasur kontakt. S’besoj se do të kemi. Por do ta shohim”, ka thënë deputeti i LDK’së, transmeton Gazeta Express.

Abrashi, i pyetur nëse disa deputetë kanë dalë kundër prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen, ka thënë se në kryesi kanë qenë kundër një apo dy vota dhe se nuk e di qendrimin e secilit në Grupin Parlamentar.

“Unë mund të flas për kryesi. Dje në kryesi ka pasur vetëm një votë kundër, apo dy. Ka pasur konsensus të plotë për mocion”

“Është dashur të veprohet kështu, sepse do të shkonte edhe më keq. Kjo nuk ka ardhur me dëshirën tonë, por me shkeljen e marrëveshjes nga Kryeministri Kurti”

Ndërkaq ai tregon se LDK’ja të premte do ta njoftojë SHBA’në për prishje të koalicionit me LVV’në.

“Të premten do të cojmë signale në Amerikë se nuk do të jemi pjesë e një qeverie që po cilësohet si antiamerikane”, ka thënë Abrashi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

11 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago