POLITIKE

Adem Salihaj: Ka pasur listë për vrasje të veprimtarëve të LDK-së, aty ishte edhe Rugova

Ish veprimtari i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka pasur një listë të vrasjeve të anëtarëve të LDK-së, e ermi i parë në atë listë ishte Ibrahim Rugova.

Fillimisht ai thotë se LDK ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale dhe se nuk është në interes të Kosovës. Ai shton se ka pak shpresa që do të zbardhen vrasjet e pasluftës.

“Unë kam qenë deputet dhe në strukturat e LDK. Kemi pasur qëndrim që LDK nuk është e mirë por duhet të votohet. Në parim kam qenë kundër. Sepse për shumë vite Kosova do të jetë në fokus të opinionit ndërkombëtar. Por ishte e keqja më e vogël sepse nuk kishte rrugë dalje”, tha ai.
“Tash unë ende nuk e di a do të zbardhen apo jo. Aty flitet për 100 vrasje të LDK-së. Unë nuk e di kush janë ata emra. Sikur nuk jetojmë në këtë botë dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Vrasjet kanë ndodhur, por tash kthehemi të mbledhim gjurmët”, shtoi ai.

Ai thotë se Shtabi i UÇK-së kishte letra për vrasje të veprimtarëve të LDK-së.

“Ne kemi fakte. Kanë ndodhur ngjarjet, kanë ndodhur vrasjet. Ka edhe letra për fat të keq. Ka komunikatë, ka edhe listë, duke filluar nga Rugova që e ka bërë Shtabi. Njerëzit janë vrarë dhe i kanë varret. Tash të themi që nuk ka ndodhur është joreale. Por tash të themi gjërat realisht. Këto gjëra që po ndodhin në Gjykatë Speciale nuk janë në interes të Kosovës”, shtoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

18 sekonda ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

3 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

11 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

14 orë ago