POLITIKE

Admirali i ushtrisë kroate refuzoi vizitën në Kosovë, shkak ministri i tij i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozhiç ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë së cilës vizitoi selinë e KFOR-it dhe u takua me ushtarët kroatë të vendosur në kampin Vilagio afër Pejës.

Këta ushtarë përbëjnë kontingjentin kroat në kuadër të operacionit të KFOR-it dhe numëron rreth 130 ushtarë.

Megjithatë, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, nuk udhëtoi drejt Kosovës asnjë përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kroacisë, gjë që nuk është e zakonshme.

Sipas një mediumi kroat, ai duhet domosdosmërisht të shoqërohet gjithmonë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë apo ndonjë zyrtar tjetër të lartë ushtarak, por kjo nuk ndodhi këtë herë.

Ministria e Mbrojtjes kroate, ka thënë sot për Jutarnji List se admirali Robert Hranj, pjesëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kroacisë, ishte konfirmuar si pjesë e delegacionit për vizitën e planifikuar në Kosovë.

Siç raporton Jutarnji List, për vizitën zyrtare në Kosovë ishin blerë bileta avioni dhe një biletë ishte e destinuar për admiralin Robert Hranj. Megjithatë, në fund ka ndodhur një ndryshim.

Ministria e Mbrojtjes pretendon se janë njoftuar nga admirali Robert Hranj që nuk do të shkonte në vizitën e planifikuar në Kosovë, për arsye personale.

Ushtria kroate sugjeroi që zëvendësuesi i tij të bëhej pjesë e delegacionit.

Por, Ministria e Mbrojtjes pretendon se kjo nuk ka qenë e mundur, pasi biletat e avionit nuk mund të transferoheshin tek një person tjetër, dhe afatet për prenotimin e biletave të reja ishin jashtëzakonisht të shkurtra.

Admirali Hranj ndodhet në një pushim shtatë ditor. Edhe presidenti kroat Zoran Milanoviç tha të premten e kaluar se Hranj është me pushime dhe për këtë nuk mori pjesë në festën e Ditës së Forcave Ajrore Kroate.

Mirëpo, siç shkruan Jutarnji list, disa pjesëtarë të sistemit ushtarak mendojnë se Hranj ka shkuar me pushime vetëm për të shmangur “shoqërimin” në Kosovë me ministrin e Mbrojtjes.

Konkretisht, Hranj së fundi ka akuzuar ministrin Banozhiç për “abuzim strategjik” me të, ndërsa Banozhiç ka kërkuar që ai të japë dorëheqje, raporton Jutarnji List.

Siç shkruan Jutarnji, pritet që Hranj të kthehet në punë javën e ardhshme, pasi presidenti Zoran Milanoviç do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 23 dhe 24 dhjetor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

49 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

5 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago