Të dielën në orën 10:00 nis dita e hapur për publikun e stërvitjes “Defender 21” në kryeqytet. Në sheshin “Nënë Tereza” do të ekspozohen pajisjet dhe mjetet e ushtrisë amerikane dhe asaj shqiptare dhe do të jenë të hapura për publikun.
Mjetet e ushtrisë amerikane dhe shqiptare do të mbushin sheshin “Nënë Tereza” që prej orës 10:00 të së dielës.
Pas Durrësit dhe Vlorës, është radha e kryeqytetit për të zhvilluar ditën e hapur të stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 21” .
Helikopterë, blinda ushtarake, autobusë dhe pajime të të gjitha komandave, ajrore, detare dhe tokësore që do të të ekspozohen në stenda do të mbushin sheshin.
Nëntoger, Fabio Bardho, pilot i bazës ajrore në Farkë thotë se ka vërejtur interes për ditën e hapur.
“Ka interes për foto dhe për të mësuar nga afër sidomos për helikopterët”, tregon nëntorgeri.
Krahas podiumit ku do të mbajnë fjalën ministri i Mbrojtjes dhe ambasadorja amerikane.
Edhe pjesa përgatitore për shfaqen e hapur së të dielës, ngjalli interes, kryesisht tek fëmijët.
Madje kishte dhe nga ata që ushtarakëve amerikanë iu shfaqën me propozime konkrete.
“Defender 21” nën drejtimin e forcave amerikane do ët vazhdojë në Shqipëri deri 10 ditëshin e parë të qershorit. 7 prej 30 baza ku po zhvillohet stërvitja janë ngritur në vendin tonë.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…