Adriana Matoshi befasohet nga i dashuri i saj në mes të emisionit

Historia e dashurisë që ka bërë bujë të madhe në opinionin publik është ajo e deputetës dhe njëherësh aktores Adriana Matoshi dhe futbollistit belg, Keith Groeneveld.

E në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, në Top-Channel ai vendosi ta befasojë aktorën në një mënyrë të veçantë.

Ai tregoi se si e kishte njohur aktoren kosovare.

Futbollisti belg foli edhe për sulmet që i ishin bërë Adrianës në rrjetet sociale.

“E kam njohur tek lokali i saj dhe nga dikush aty mësova se si flirtonin çunat shqiptarë”.

“Më ke munguar dhe të dua shumë. Ti e meriton që të jesh e lumtur, sepse ti je një femër tepër e veçantë dhe dëshiroja që të të surprizoja në këtë mënyrë tepër të veçantë”.

Adriana Matoshi, në anën tjetër u shfaq tejet e befasuar me praninë e tij në studio.

Ajo tha se nuk e kishte pritur praninë e partnerit të saj.

“Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur”.

Ata folën për momentin kur ishin prezantuar para prindërve dhe fëmijëve të aktores.

“Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mirë”.

Adriana Matoshi, foli edhe për vështirësitë e shumta me të cilat ajo u përball pasi prezantoi dashurinë e saj 21 vjet më të re.