Gazetari Adriatik Kelmendi, në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka folur për babain e tij, Flamurin, dhe për komentet që janë drejtuar ndaj tij dhe familjes së tij.
Kelmendi tha se sulmet nuk janë ndaj babait të tij, por ndaj ti.
“Jemi në një moment ku shohim se shoqëria është e polarizuar, dhe natyrisht nuk mund t’i pëlqesh gjithmonë secilit. Librat e mi janë të njohur për kritikat që kam bërë ndaj të gjithë atyre që kanë qenë në pushtet, ndaj UNMIK-ut, ndaj serbëve dhe natyrisht edhe ndaj VV-së. Por besoj se si shoqëri nuk kemi parë ende një përpjekje serioze për të gjetur çfarëdo të vërtete”, tha Kelmendi.
Ai rrëfeu gjithashtu sfidat që ka kaluar familja e tij pas largimit të babait nga puna.
“Babai im u dërgua nga puna për bindjet e tij nacionaliste; disa të tjerë vazhduan punën, disa deri në fund. Madje, atij i ndalohej të punonte si avokat. Si rezultat, mbetëm pa para dhe për disa muaj dolëm të shisnim në Pazar të Pejës; në disa kioske shisnim gazeta dhe cigare”, vijoi ai.
Derisa, ndër tjerash deklaroi se i ka kërkuar falje babit të tij, duke nënvizuar “se po të mos ishte Adriatik Kelmendi, Flamuri do të thonin se është më i miri, sepse kur e fituan shqiptarët lirinë e themeloi Prokurorinë e Qarkut në Pejë”.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…