Është shoqëruar në polici, deputeti socialist Alqi Bllako, i cili dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Burime për ABC raportojnë se policia i ka shkuar në banesën e tij Bllakos dhe e ka shoqëruar.
Kujtojmë se Bllako, hoqi dorë nga mandati i tij, ndërsa Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit caktoi në mungesë masën e sigurisë të “arrestit me burg”. Kështu policia me urdhër nga SPAK, arrestoi ish deputetin për aferën e incenratorëve.
Mbi Bllakon rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Ai nga SPAK akuzohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash duke shpronësuar një pronë ku do ndërtohej inceneratori i Fierit. Sipas SPAK, shkelja është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi.