POLITIKE

“Afërsia me kriminel luftë si Putin të çon në Moskë, jo në BE”, Vuçiq i reagon politikanit gjerman, ia përmend Sholcin dhe Kosovën

Politikani gjerman dhe ish-ministri, Michael Roth, në vazhdimësi kritikon afërsinë e Serbisë me Rusinë e Vladimir Putinit. Roth një gjë të tillë e ka bërë edhe kur ka folur për takimin e Aleksander Vulinit me Putinin, shkruan Gazeta Express.

Politikani gjerman duke e etiketuar presidentin serb, Aleksander Vucic, duke i thënë se nëse qëndrimet e Vulinit janë qëndrime të Qeverisë së Serbisë, atëherë bisedimet për integrim në BE bëhen të pakuptimta.

Roth ka thënë se afërsia me kriminelët e luftës dhe prishja e demokracisë mund ta çojnë Serbinë në Kremlin por assesi në BE.

“Miqësia me kriminelët e luftës+çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por definitivisht jo në BE”, ka shkruar Roth.

Për këtë deklaratë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili është pyetur për këtë në një paraqitje para gazetarëve.

Vuçiq ka thënë se po ta dëgjonte Rothin, Republika e Kosovës do të ishte shtet anëtar në OKB dhe se Serbia s’do të ekzistonte ekonomikisht e Republika Srpska s’do të ekzistonte.

Shefi i shtetit serb ka përmendur telefonatën që ka pasur së fundi me Sholz, duke bërë përpjekje të thotë se rëndësi ka qëndrimi i Qeverisë gjermane dhe jo ajo që thotë Roth.

“Po ta kisha dëgjuar Rothin, Kosova do të ishte shtet dhe anëtare e OKB-së shumë kohë më parë, po ta kisha dëgjuar Rothin, Serbia nuk do të ekzistonte ekonomikisht, po ta kisha dëgjuar atë Republika Srpska nuk do të kishte ekzistuar shumë kohë më parë… Unë pata një bisedë shumë të mirë me Olaf Sholz, dhe krahasimi i Sholzit dhe Roth-it nuk ka shumë kuptim, i uroj atij të gjitha të mirat. Mirë që ndaloi të merret dhe përfshihet në politikë sepse ka qenë shumë i pasukseshëm”, ka thënë Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago