Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka paralajmëruar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, se nëse vazhdon të flas për të, ai do të nxjerr fakte rreth saj, për negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, për arritjen e koalicionit që zgjati 51 ditë.
“Unë s’do të merrem më me të, veç nëse merret ajo me mua. Por nëse ajo vazhdon të merret me mua, unë do të nxjerr fakte të reja, që kanë të bëjnë me historinë më të re, rreth negociatave për koalicionin që u diskutua katër muaj e zgjati veç 51 ditë”, ka thënë Veliu në Pressing.