FOTO&VIDEO

Agjentët e emigracionit ndalojnë një fëmijë 5 vjeç, plasin polemikat

Autoritetet e emigracionit në Shtetet e Bashkuara janë përballur me kritika të ashpra, pasi oficerë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) ndaluan një djalë 5-vjeçar gjatë një operacioni në shtetin e Minesotës, sipas deklaratave të zyrtarëve të arsimit lokal.

Fëmija, një nxënës parashkollor me emrin Liam Ramos, ndodhej me babanë e tij, Adrian Alexander Conejo Arias, kur oficerët e ICE e ndaluan këtë të fundit në oborrin e shtëpisë së tij. Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) konfirmoi se operacioni kishte në shënjestër babanë, duke theksuar se “ICE nuk kishte në shënjestër një fëmijë”, por po kryente një arrestim të planifikuar ndaj një personi, që e cilësoi si emigrant ilegal.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, DHS tha se Conejo Arias e braktisi djalin e tij në momentin kur u afruan oficerët, dhe se për sigurinë e fëmijës një oficer qëndroi me të, ndërsa të tjerët kryen arrestimin. Sipas DHS-së, prindërve iu dha mundësia të largohen së bashku me fëmijët e tyre ose të caktojnë një person të besuar që të kujdeset për ta, në përputhje me praktikat e administratave të mëparshme.

Megjithatë, autoritetet shkollore lokale e kundërshtojnë ashpër këtë version. Administratorja e Shkollave Publike të Columbia Heights, Zena Stenvik, ngriti pyetje të drejtpërdrejta: “Pse të ndalosh një fëmijë 5-vjeçar? Askush nuk mund të pretendojë se ky fëmijë përbën rrezik apo është kriminel i dhunshëm”.

Fotografi të siguruara nga distrikti shkollor dhe të publikuara nga BBC tregojnë një djalë të vogël me një kapele dimri, duke qëndruar jashtë shtëpisë, ndërsa një oficer mban çantën e tij të shpinës. Shkolla tha se fotot janë bërë nga banorë të komunitetit dhe se nuk ka dashur të identifikojë personat që i kanë realizuar.

Avokati i familjes Marc Prokosch deklaroi se babai dhe djali besohet se po mbahen në një qendër ndalimi në Teksas. Ai shtoi se Conejo Arias kishte një çështje aktive azili dhe nuk kishte urdhër dëbimi në fuqi. Sipas Stenvik, fëmija sapo ishte kthyer nga shkolla në momentin e ndalimit, ndërsa zyrtarë të institucionit ndodheshin pranë, për t’i ofruar mbështetje familjes. Autoritetet shkollore thanë gjithashtu se një i rritur tjetër që jetonte në shtëpi kishte kërkuar ta merrte fëmijën brenda në banesë, por kjo kërkesë ishte refuzuar nga oficerët.

Kryetarja e Bordit të Arsimit të Columbia Heights, Mary Granlund, deklaroi se “fëmijët tanë nuk duhet të kenë frikë të shkojnë në shkollë apo të presin autobusin, dhe familjet e tyre nuk duhet të kenë frikë t’i dërgojnë apo t’i marrin nga shkolla”. Sipas Stenvik, ky nuk është një rast i izoluar. Ajo tha se kohët e fundit ICE ka ndaluar katër nxënës në distriktin e saj shkollor, përfshirë një 10-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë.

Operacioni më i gjerë, i quajtur “Operation Metro Surge”, ka shkaktuar zemërim në Minneapolis, St Paul dhe qytete të tjera të Minesotës. Zyrtarë të DHS dhe të Patrullës Kufitare kanë deklaruar se operacionet janë të ligjshme dhe të përqendruara te individë që përbëjnë kërcënim serioz për komunitetin. Ndalimi i një 5-vjeçari ka rihapur debatin kombëtar mbi politikat e emigracionit, mënyrën e zbatimit të tyre dhe ndikimin që ato kanë mbi fëmijët dhe komunitetet më të pambrojtura.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago