FOTO&VIDEO

Agron Llakaj revoltohet me Top Channel: A keni fëmijë, a keni familje, turp t’ju vijë për këtë emision të degjeneruar

Aktori Agron Llakaj, ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me një nga emisionet që transmetohet në Top Channel. Bëhet fjalë për Aventurierët, një program që ka në thelb aventurat e të rinjve. Për aktorin, ky është një program i shëmtuar që ai e etiketon si degjenerim, ç’thurje, perversitet. Shqetësimi i Llakajt, lidhet me faktin se cili është modeli që televizioni po jep për të rinjtë. Ai i bën thirrje AMA-s, të reagojë në lidhje me këtë program.

Agron Llakaj sulmon Top Channel: A keni fëmijë, a keni familje, turp

“Ej njerëz, a keni fëmije? A keni fëmijë? A nuk jeni të shqetësuar për ardhmërinë e tyre ?! Si mund te lejohet një reality shou kaq kriminal për edukimin e fëmijëve tanë ,nipërve e mbesave?!Kovid-19 nuk është asgjë përpara kësaj të keqeje kombëtare që po mbillet nëpër ekranet tona , është pasqyre reale e jona ,dhe kjo fillon qe nga shkolla ,cikli 9-vjeçar dhe me radhë. Ku ç’thurja dhe rrugaçëria kane ndërtuar modele te respektuara nëpër auditore, këta që shikoni në këtë reality shou , nesër do shfaqen ne rruge si “vipat ” e ardhshëm”. Unë jam ajo që shkova me katër çuna njëherësh. Unë jam ai djali gei që dashurinë time e shfaqa aty në net të tëra dhe u kënaqa me këdo që më dashuroi dhe e adhuroi. Kurse unë jam ajo që ia grisa brekët asaj gocës dhe e kapa nga flokët dhe e hoqa zvarrë nëpër dhomë dhe po mos të ma kishin hequr nga duart e kisha vrarë fare. Unë jam ajo që ia zbërtheva pantallonat atij djalit dhe…”

Agron Llakaj sulmon Top Channel: A keni fëmijë, a keni familje, turp

Më tej Llakaj shprehet se edhe media online është bashkëpunëtore në këtë krim, që për disa klikime më shumë i promovon këta të rinj dhe këtë emision.

Agron Llakaj sulmon Top Channel: A keni fëmijë, a keni familje, turp

“Media e portale që i promovojnë për ca klikime pa menduar që janë bashkautor ne krim .AMA është përgjegjëse direkte, është alarm por më shume se alarm !Shkolla ,familja dhe shoqëria kanë lëshuar sinjalin SOS !Nëse nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla ,nëse nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshëm prindëror për një te ardhme te sigurt te fëmijëve tanë, nesër do jete vonë. Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarinë shumë shpejt. Dhuna , ç’thurja ,tërbimi ,degjenerimi dhe krimi ,do jene realiteti ynë i ardhshëm shoqëror . Shqiptare zgjohuni ! Për fëmijët tanë ,për të ardhmen tonë! Stop degjenerimit!”, mbyll statusin e tij, Agron Llakaj.

Ky program ka shkaktuar reagime edhe më herët, për shkak të formatit që ka. Aktori i Portokallisë, Florian Binaj, në puntatën e parë të këtij emisioni bëri një reagim duke thënë është zhgënjyer nga programi ku punon që po promovon antivlerat dhe jo vlerat

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Rutte ngre alarmin: Brenda pesë viteve Rusia sulmon NATO-n

Brenda pesë vitesh Rusia do të mund të jetë gati për të sulmuar vendet e…

4 orë ago

Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish- policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

Avokati Arianit Koci, ka treguar se Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale, i është…

5 orë ago

Kurti hap Javën e Krenarisë: Secili ka të drejtë të jetë ashtu siç është

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, hapi zyrtarisht Javën e Krenarisë 2025 në Prishtinë, duke theksuar…

7 orë ago

Kryeministri hungarez: Rusia shumë e dobët për të kërcënuar NATO-n

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka deklaruar se nuk sheh rrezik të përshkallëzimit të luftës në…

9 orë ago

Macron “mesazh” Trumpit: Grenlanda dhe Antarktida nuk janë në shitje

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të hënën se territoret si Grenlanda, Antarktida dhe ujërat…

10 orë ago

Selektori serb fillimsht kishte lavdëruar atmosferën në stadium, tani ka qëndrim tjetër

Ka bërë bujë deklarata e selektorit të Serbisë, Dragan Stojkoviq për atmosferën në “Air Albania”…

13 orë ago