LAJME

Ahmed Kalaja sqaron ndalesën për hyrje në Maqedoni: Për pesë vite radhazi jam ndaluar nga policia

Imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja dje është ndaluar në kufirin e Qafë Thanës, duke mos iu lejuar hyrja në Maqedoni. Ai ishte i ftuar të marr pjesë në një nga netët e teravisë të muajit Ramazan në xhaminë e fshatit Bojanë të Shkupit, si mysafirë te hoxhë Zekirija Bajrami nga po ky fshat.

Kalaja dje nxori dokumentet ku shihen arsyet e ndalimit të tij, ku mes tjerash shkruan se ai përbën rrezik për sigurinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sot në një video të postuar nga vetë ai, ka sqaruar gjithë ngjarjen se si ka ndodhur.

”Herën e parë kur studenti im u martua kam pritur 6 orë në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Për pesë vite rradhazi jam ndaluar nga policia. Para një muaji isha për të mbajtur ligjëratë dhe kisha informacione se të gjitha ndalesat janë hequr dhe emri im është fshirë nga listat. Dhe kur shkova sot mu dha ajo letra famëkeqe dhe diskriminuese”, tha Ahmed Kalaja.

Ai thotë se shumë hoxhallarë kanë probleme gjatë hyrjes në Maqedonisë së Veriut duke pritur me orë të tëra.

“Ky shtet nuk është i sinqertë me shqiptarët për atë se do t’i ofrojë barazi. Letra që mu dha mua është në gjuhë angleze dhe maqedonase. Policët shqiptar ishin të mërzitur unë e shihja në fytyrat e tyre”, tha Ahmed Kalaja.

Ai mes tjerash u kërkoi falje xhematit të xhamisë së fshatit Bojanë të cilët e kishin pritur ardhjen e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

11 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago