“Ai u vra nga mafia politike…”/ 3 javë pas tragjedisë në Pejë, flet vëllai i Astrit Ademajt

Javë më parë një ngjarje tragjike tronditi Pejën, ku u vra Astrit Ademaj, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga kjo parti, Blerand Kadrijaj.

Sot kur janë bërë 3 javë nga vrasja e Astritit, vëllai i tij, Armendi ka shkruar disa fjalë në Facebook, duke e quajtur këtë ngjarje si krim politik.

Ai ka shkruar se Astriti u vra nga mafia politike, duke shtuar se janë betuar që “ky krim monstruoz – i kryer ndaj teje, të zbardhet sa më shpejt, dhe e vërteta e hidhur ti komunikohet popullit.”

Postimi i plotë:

TRI JAVË MË PARË, në natën e zezë të 8 shtatorit 2021, prej dorës së një atentatori të mafisë politike dhe shumë tradhtarëve, u krye një KRIM POLITIK – u vra ASTRIT ADEMAJ!

TRAGJEDI kjo që helmoi gjithë zemrat tona, dhe na e përmbysi botën përgjithmonë.

VËLLA ASTRIT, që tri javë, familja, të afërmit dhe mijëra shqiptarë të mirë, po vajtojmë për ty!

ASTRIT, ti me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër kurrë, sepse emri yt është shkruar në zemrat tona të copëtuara! Ndoshta edhe dikush prej nesh do të vritet por të siguroj se ASNJË FORCË NUK DO TË MUNDET TË NA DORËZOJË PËR TË KËRKUAR DREJTËSI – ashtu siç nuk u dorëzove ti para shantazheve dhe kërcēnimeve të vazhdueshme në betejën elektorale.

JEMI BETUAR PARA VARRIT TËND, për të mos lënë asnjë njollë figurës tënde, që ky krim monstruoz – i kryer ndaj teje, të zbardhet sa më shpejt, dhe e vērteta e hidhur ti komunikohet popullit.

Aela dhe Buroni do të jenë krenarë për ty.

GJAKU YT I DERDHUR ËSHTË AMANETI JONË!