Aeroplani që dyshohet se po fluturonte nga Serbia për në Jordani është rrëzuar në afërsi të Kavallës në Greqi, shkruajnë mediat dhe tani janë shfaqur pamjet e para të rrëzimit.
Ngjarja u regjistrua në zonën e Kavallës në orët e vona të mbrëmjes. Dyshohet se një avion ka rënë në rrugën që lidh Antifilipin me Palaiohorin në Greqi. Protothema shkruan se, sipas komandantit të AAC-së Konstantinos Litsarakos, avioni, u rrëzua 40 kilometra nga aeroporti i Kavallës pasi ai donte të bënte një ulje emergjente në Kavalla. Megjithatë, ai nuk ia doli.
Raportet tregojnë se avioni humbi motorin e tij të katërt në ajër dhe mori flakë. Edhe pse ka lajmëruar, nuk ka arritur të zbresë. Nuk dihet se sa persona ndodheshin në bord dhe nëse ai u rrëzua në një zonë banimi. Avioni, siç shihet nga videoja, ka marrë flakë dhe pas tij ka ndodhur një shpërthim.
Në vendin e rënies janë drejtuar forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, ndërsa në fshatrat përreth është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.
https://www.youtube.com/watch?v=UK4bIODq-lo&feature=emb_title&ab_channel=ProtoThema