Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën ku ndahet autostrada në hyrje të Pejës.
Nga pamjet e dërguara në redaksi shihet një veturë e dëmtuar rëndë pasi pjesa ndarëse e rrugës ka depërtuar nëpërmjet veturës.
Ende nuk dihet nëse ka viktima nga aksidenti.
Express ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin por të njëjtit ende nuk kanë dhënë një përgjigjë zyrtare.