Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i një dite më parë në Rumani, që i mori jetën 7 tifozëve të PAOK, mes të cilëve edhe një shqiptar.
Një nga personat e plagosur ka treguar nga spitali se shkak i aksidentit u bë bllokimi i timonit të automjetit, i cili, siç duket edhe nga pamjet, bëri një manovër parakalimi, por nuk arriti të rikthehej në korsinë e tij.
Dëshmia e tij u përcoll për mediat nga mjeku grek që mbërriti në Rumani për të asistuar të mbijetuarit e aksidentit.
“Kam biseduar me dy nga tre të plagosurit. Pacienti që është në gjendjen më të mirë dhe me lëndime më të lehta ka disa fraktura në gjymtyrët e poshtme. Ai më tha se aksidenti lidhet me sistemin që asiston automjetin për korsitë. Gjatë parakalimit, sistemi u aktivizua, bllokoi timonin dhe drejtuesi i mjetit nuk mundi të rikthente drejtimin e makinës, duke humbur kontrollin e saj”, u shpreh mjeku.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nga hetimi nëse një gjë e tillë ka ndodhur vërtet, pasi teknikisht sistemi i ndihmës për korsinë çaktivizohet nëse shoferi ndez sinjalin për t’u kthyer, apo kur një ndryshim korsie po bëhet vullnetarisht.
Sa i takon tre të plagosurve, ministri grek i Shëndetësisë ka bërë të ditur se dy prej tyre janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa i treti po lufton për jetën.
Mes tifozëve ishin edhe dy shqiptarë me shtetësi greke. Vasil Palo është mes viktimave, ndërsa Genci Sadiku mbeti i lënduar dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…