Aksidenti tragjik në autostradë – i prishet makina, e mbyt furgoni

Një ndalje e shkurtër e detyrueshme në autostradë i kushtoi me jetë një ngasësi 50 vjeçar.

https://www.youtube.com/watch?v=AVFJFtnATNk&ab_channel=KlanKosova

N.A. nga Bujanoci, me banim në Gjilan, mbeti i vdekur, pasditen e së shtunës, në dalje të Malishevës në autoudhën “Ibrahim Rugova”.

Sipas prokurorit të rastit, Nazmi Krasniqi, bashkë me viktimën kanë qenë edhe dy persona tjerë që nuk kanë pësuar lëndime. Këta ishin ndalur në rrugë për shkak se makina kishte pësuar defekte.

Viktima me prejardhje nga Bujanoci, me banim në Gjilan, u godit nga kombi teksa po hynte brenda në veturë.

Në vendngjarje dolën njësitet relevante për t’i kryer kontrollet e nevojshme. Të dy automjetet e përfshira në përplasje janë dëmtuar.

Ngasësi i kombit, që shpëtoi pa lëndime, është shoqëruar në polici dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.