Drejtori i Policisë së Serbisë, Vladimir Rebic, thotë se autoritetet serbe janë të gatshme të ndërhyjnë në Kosovë nëse, siç e quan ai, “do të ndodhë një eksod i popullit serb”.
Rebic thotë se policia serbe kishte njohuri që Njësia Speciale do të zhvillonte aksione në veri të Kosovës sot gjatë orëve të para të mëngjesit.
Ai i tha RTS-së se 24 automjete të blinduara kishin hyrë në pjesën veriore të Mitrovicës herët në mëngjes, gjë që ishte në kundërshtim me rregulloret dhe rezolutat dhe ishte një rast tjetër i frikësimit të serbëve.
I pyetur se çfarë mund të bëjë Serbia në raste të tilla, Rebic tha se Serbia ishte e gatshme të ndërhynte nëse do të ndodhte një eksod i popullit serb, por ai ishte i bindur që nuk do të ndodhte.
Kujtojmë se Njësia Speciale e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor në veri të vendit ku ka arrestuar 2 persona, ku njëri prej tyre dyshohet për atentantin ndaj Oliver Ivanovicit.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…