Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “Subvencionet V”, tetë prej të cilëve janë zyrtarë, raporton Express.
Aktakuza është ngritur kundër: K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M. Ata akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mashtrim me subvencione”,
“Aktakuza është ngritur kundër tetë (të pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një (1) zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetëmbëdhjetë (18) të pandehurve me inicialet K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M në rastin e njohur si “Subvencionet V”.
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 të KPRK-së, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 të KPRK-së, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 të KPRK-së, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të KPRK-së.
Aktakuza është ngritur kundër tetë (😎 pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një (1) zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar.
Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.