Forcat izraelite kanë ndaluar 13 anije që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma drejt Gazës, ndërsa 30 anije të tjera vijojnë lundrimin, sipas organizatorëve të flotiljes.
Mes aktivistëve nga 40 vende të botës, sipas organizatës Kolektivi Feminist, ndodhet edhe shqiptarja nga Kosova, Albulena Fazliu, e cila është bashkuar me flotiljen globale “Sumud” për të mbështetur popullin palestinez.
“Ndër aktivistët/et që kanë mësyrë të hapin një korridor humanitar është edhe Albulena Fazliu. Ajo tashmë është kidnapuar nga Izraeli”, thuhet në deklaratën e tyre.
Në mesin e pasagjerëve të flotiljes ishte edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, e filmuar nga një video e shpërndarë nga ministria e Jashtme izraelite ku shfaqej e rrethuar nga ushtarët.
Flotilja Globale Sumud, që transporton ilaçe dhe ushqim në Gaza, përbëhet nga më shumë se 40 anije civile me rreth 500 parlamentarë, avokatë dhe aktivistë.
Flotilja publikoi disa video në Telegram me mesazhe nga individë në bordin e anijeve të ndryshme, disa prej të cilëve mbanin pasaportat e tyre dhe pretendonin se ishin rrëmbyer dhe dërguar në Izrael kundër vullnetit të tyre, dhe duke përsëritur se misioni i tyre ishte një kauzë humanitare jo e dhunshme.
Flotilja është simboli më i profilit të lartë i kundërshtimit ndaj bllokadës së Gazës nga Izraeli.
Përparimi i saj përgjatë Detit Mesdhe tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pasi vende si Turqia, Spanja dhe Italia dërguan anije ose dronë në rast se shtetasit e tyre kishin nevojë për ndihmë, edhe pse kjo shkaktoi paralajmërime të përsëritura nga Izraeli për t’u kthyer prapa.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…