Nga Brukseli mbërriti sot lajmi se do të aktivizohet Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Europiane.
Në këtë kohë ndërsa disa vende mesdhetare po përballen me zjarre, Mbrojtja Civile e BE -së sigurohet që mjetet tona të zjarrfikësve në vend të përdoren me kapacitetin maksimal. Ky është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit të BE -së në kohë nevoje”, është shprehur Komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarçiç.
Pritet që dy helikopterë të vihen në dispozicion të Shqipërisë.
Një lajm shumë të mirë e quajti presidenti Meta dhe kreu i PD-se Lulzim Basha.
“I shumëpritur aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, në kushtet e një situate tepër të rrezikshme të përballjes me zjarret. “Mirënjohje për solidaritetin dhe ndihmën e përhershme në momente kritike!”, shkruan Meta në facebook.
“Aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, është një lajm shumë i mirë në këtë moment kritik të përballjes me zjarret. Mirënjohje Bashkimit Europian për ndihmën, përherë një mik i mirë në kohë të vështira”