Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori amerikan, Alec Baldwin, ka qëlluar me armë zjarri gjatë xhirimeve të një filmi në Nju Meksiko.
Policia në shtetin amerikan ka konfirmuar se Baldwin ka shkrepur armën, që përdoret në industrinë e filmit, gjatë xhirimeve.
Halyna Hutchins, gruaja që është vrarë, ka qenë duke punuar si drejtore e fotografisë.
Personi i plagosur është regjisori Joel Souza.
Policia është ende duke hetuar incidentin dhe nuk është ngritur asnjë aktakuzë.
Policia ka thënë se Baldwin ka folur tashmë me detektivët.