POLITIKE

Akuzat e Erion Braçes: Tregu kontrollohet nga 3-4 vetë, kemi lejuar abuzime të tmerrshme me çmimet (përplaset me deputetin e PS)

Deputeti i PS Erion Braçe ka vënë theksin në fjalën e tij sot në panelin për bujqësinë tek plaga e madhe e prodhimit vendas të goditur edhe nga importi.

“Bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë, këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, theksoi Braçe.

Sipas tij, kompanite e importit te inputeve bujqesore kane abuzuar duke shitur 50% me shtrenjte se sa e kane sjelle ne Dogane kete vit dhe ate qe kaloi.

“Pandemia, lufta në lindje të Evropës do duhej të na kishte bërë të vetëdijshëm për nevojën jetike të fshatit, bujqësisë, blegtorisë, prodhimi vendas, fshatarëve, ta themi troc se është përdorur me konotacion negative, ndërkohë që s’është turp të jesh nga fshati.

S’ka ndodhur, duhet ta pranojmë e nga unë i pari të pranojmë një nga arsyet e rëndësishme, se ne kemi pak afrimitet me importet, madje dhe afrimitet klientelist dhe të lëndëve të para e produkteve te gatshme që vijnë nga importi.

Është themelore kjo vecanërisht ndarja e tregtarëve të mëdhenj të lëndëve të para që cmimet e tyre po i vuajnë të gjithë që janë këtu sot.

Katër veta sjellin sot vajin, 3 veta sheqerin, 4 veta orizin, sic dy veta zotërojnë tregun e inputeve bujqësore që vuani të gjithë cmimet e tyre.

Nuk është e vërtetë ajo që ne themi zakonisht që në atë treg ka konkurrencë.

Një pjesë e madhe e tyre kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti e vitit që kaloi.

Të dhënat qe kam une nga Doganat e Tatimet tregojnë që kanë shitur 50% më shtrenjtë nga sa kanë sjellë në doganë plehrat kimike që një pjesë janë dhe të pacertifikuara.

Pra bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, tha Braçe, që ka replikuar më pas me deputetin tjetër të PS, Arben Pëllumbi.

Arben Pëllumbi: Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerë….

Erion Braçe: S’kam nevojë për lavdërime. Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerim që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë. Vitin tjetër do të jetë shumë vonë Ben, më beso. Ja ku i ke pyeti.

Arben Pëllumbi: Po atë po bëjmë, atë po pyesim.

Erion Braçe: Tani do që unë mos të flas, po kjo nuk ka ndodhur që nga 1990.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

38 minuta ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

3 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

5 orë ago