BOTA

Akuzohet se ofendoi Presidentin Erdogan, arrestohet në Ankara gazetari i Deutsche Welle

Gazetari turk i DW, Alican Uludağ, është arrestuar në Turqi, pasi akuzohet për fjalë fyese në rrjetet sociale ndaj Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas mediave të huaja, arrestimi i tij erdhi pas një vendimi të Zyrës së Prokurorit Publik të Stambollit dhe është pritur me reagime të ashpra nga politikanët dhe organizatat profesionale.

Alican Uludağ u ndalua dje pas një kontrolli në shtëpinë e tij në Ankara. Ai u soll në Stamboll nga Ankaraja me rrugë tokësore për t’u marrë në pyetje dhe pritet të japë deklaratën e tij sot në Gjykatën e Çaglayanit.

Mësohet se hetimi kundër Uludağ po zhvillohet nga zyra e prokurorit të krimeve të terrorizmit.

Arsyet e dhëna për urdhrin e ndalimit ishin raporti në lajme i Uludağ për lirimin e anëtarëve të ISIS-it që planifikuan sulmin në aeroportin Atatürk të Stambollit, si dhe postimet e tij në rrjetein social ‘X’.

Uludağ përballet me akuza për “fyerje të Presidentit”, “denigrim të Kombit Turk, Republikës së Turqisë dhe institucioneve e organeve të Shtetit” dhe “shpërndarje publike të informacionit mashtrues për publikun”.

Drejtoresha e përgjithshme e Deutsche Welle, Barbara Massing, kërkoi lirimin e tij, duke e cilësuar arrestimin si “një akt të qëllimshëm frikësimi.”

Grupi Reporters Without Borders e konsideron Turqinë si një nga vendet më represive për gazetarët, duke theksuar se shumica e mediave janë nën kontrollin e qeverisë.

Sipas Turkish Journalists Syndicate, të paktën 14 gazetarë ose punonjës të medias ndodhen aktualisht në burg.

Ndërkohë kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP), Özgür Özel, foli mbrëmë në telefon me gruan e Alican Uludağ, Kıymet Uludağ. Kreu i CHP-së, Özel, tha se ndalimi i Alican Uludağ ishte “i papajtueshëm me ligjin dhe se ata do ta ndiqnin nga afër çështjen”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago