FOTO&VIDEO

Alaramante/ Mbi 105 mijë kosovarë në dy muaj aplikuan për viza pune në Gjermani

105.601 qytetarë të Kosovës vetëm në dhjetor 2021 e janar 2022 kanë aplikuar për vizë punë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë. Ndërkaq edhe një numër i madh i qytetarëve kanë aplikuar në ambasada të tjera. Sipas tyre, janë në kërkim të një jete më të mirë e page më të dinjitetshme.

Qytetarët thonë se kanë më shumë se dy vjet që presin për një vizë pune.

“Qe dy vjet një djalë i imi është kah aplikon në Ambasadë gjermane. Kjo lotari s’ka shancë me marrë vizën. Është duke e pritur puna atje”, thotë për RTK’në,  Petrit Berisha.

Edhe te qendra e aplikimit për viza zvicerane situata është e njëjtë.

“Unë terminin e kam bërë në muajin nëntor të vitit 2021 e tash e kam teminin me i dorëzuar dokumentet për me prit vizën”, tregon një qytetar tjetër.

Ndërkohë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë se për shkak të kërkesës së madhe për terminë për viza me qëllim fillimin e punësimit sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion dhe për të siguruar mundësi të barabarta gjatë aplikimit për një termin, që nga dhjetori i vitit 2021 këta terminë ndahen çdo muaj nëpërmjet një procedure të shortit.

Vetëm në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar 56 mijë e 639 kosovarë e në janar të vitit 2022 48 mijë e 962 aplikime. /rtk


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

6 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

11 orë ago