Pas alarmit për bomba në 41 shkolla të Malit të zi dhe mesazheve kërcënuese, ka reaguar presidenti i vendit Millo Gjukanoviç. Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ai u bën thirrje organeve kompetente që të reagojnë urgjentisht për raportimet e fundit për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucionet arsimore dhe mesazhet kërcënuese.
“U bëj thirrje organeve kompetente shtetërore që të reagojnë urgjentisht për raportimet e fundit për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucionet arsimore dhe të tjera. Siguria e fëmijëve, si kategoritë më të cenueshme të shoqërisë, dhe të të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe i çdo individi”.
Për presidentin Gjukanoviç, këto situata synojnë të destabilizojnë vendin përpara zgjedhjes së një qeverie të re dhe në prag të sezonit turistik.
“Nuk duhet të lejojmë që procesi më i rëndësishëm i një shoqërie siç është arsimi, tashmë i përballur me probleme në funksionim dhe një pandemi, të vuajë për shkak të atyre që synojnë të shkaktojnë emergjenca dhe të destabilizojnë vendin përpara zgjedhjes së një qeverie të re, në prag të sezonit turistik.
Ndaj edhe një herë bëj thirrje për veprim urgjent për ndriçimin e këtyre situatave fatkeqe dhe gjetjen e autorëve, organizatorëve dhe autorëve të këtyre akteve”, shkruan Gjukanoviç.
Sot u ndërpre mësimi në 41 shkolla në Malin e Zi që morën mesazhe kërcënuese se në to janë vendosur bomba.
“Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrjen. Do të hakmerremi, do të vijmë në shkollë. Do t’i vrasim të gjithë. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedhë gjak”, thuhej në mesazhin e shpërndarë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…