POLITIKE

Alarmon ish-ambasadori holandez: “Kushti i ri” për viza mund të mos funksionalizohet për një kohë të gjatë, kemi përvoja të hidhura

Për ish-ambasadorin e Holandës në Kosovë, Robert Bosch, kushtëzimi i liberalizimit të vizave për kosovarët – përsëri nga ana e Francës- me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropës që njihet si ETIAS, është një turp i madh.

Është një turp i madh, sipas Bosch, pasi që Franca pretendon të jetë shteti lider i Bashkimit Evropian.

Ai më tej në një reagim të shkurtër në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur se kushti i ri i vendosur nga ana e shtetit të Francës, pra sistemi ETIAS, mund të mos jetë funksional për një kohë të gjatë.

“Duhet të kemi parasysh përvojën me sisteme të tilla në të kaluarën. Të shtosh këtë kusht për Kosovën nuk është më shumë se turp i madh”, ka shkruar ai.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian është bërë e ditur se përkundër atmosferës pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën, Franca, e mbështetur edhe nga disa shtete të tjera si Holanda e Belgjika, ka nxjerru në pah çështjen e ETIAS-it.

Kjo zyrtarisht nuk u konfirmuar për Albanian Post, nga një përgjigje e Eva Hrncirova, zëdhënëse e presidencës çeke në Bruksel, gjithsesi, burime të mediave thanë se çështja e këtij sistemi të sigurisë është përmendur nga përfaqësuesi francez.

Çfarë është ETIAS? – “Kushti i ri” që Franca ia vendosi Kosovës për vizat?

ETIAS [European Travel Information and Authorisation System] do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit.

Është sistem tërësisht elektronik, i cili lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në zonën Shengen.

Në njëfarë mënyre, i ngjan Sistemit Elektronik të ShBA për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), i cili shërben për një qëllim të ngjashëm.

Procedurat ligjore për kalimin e ETIAS kanë nisur në vitin 2016 dhe sistemi pritet të jetë plotësisht funksional në maj 2023.

ETIAS do t’i nënshtrohet një kontrolli të detajuar sigurie të secilit aplikant për të përcaktuar nëse ata mund të lejohen të hyjnë në ndonjë vend të Zonës Shengen.

Ndërsa qytetarët e vendeve, që nuk kanë nevojë për vizë për qëllime udhëtimi deri në 90 ditë në BE, nuk kanë nevojë të kalojnë një proces të gjatë aplikimi për vizë, ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengen-it.

ETIAS, përveç përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengen-it për arsye mjekësore dhe tranziti. Gjithashtu, do të jetë i detyrueshëm për të gjitha vendet që janë pa viza Shengen.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

7 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

10 orë ago