Albin Kurti: Dikush po do gjakderdhje në Veri, mos bini pre e atyre që duan ndarjen e Kosovës

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se politikanë në Serbi e Kosovë dëshirojnë konflikt në Veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial.

“Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Sepse projekti i tyre për shkëmbim territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konlifkte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se edhe ideja për gjendje të jashtëzakonshme është në funksion të kësaj ideje.

https://www.facebook.com/albini2017/videos/1293962487660601/

Ai ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë.

“Ruajeni gjakftohtësinë dhe mos bini në kurthin e atyre, të cilët për t’i zbrazur shampajnat e tyre kanë nevojë të derdhet gjaku jonë. Mos bini në provokime. Ato janë kurthi që do të bien vetë ata”, ka shtuar ai.

“Atyre që kontribuan për ndarjen e Mitrovicës mos ju besoni”, ka shtuar ai.