KRYESORE

Albin Kurti: Në rrëzimin e Qeverisë u bënë bashkë të gjitha partitë e regjimit të vjetër

Pandemia e koronavirusit, presidenti Thaçi dhe opozita janë përmendur si sfidat kryesore nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 100-ditëshin e qeverisë së tij.

Në mbledhjen e Qeverisë, teksa u është drejtuar ministrave të kabinetit të tij, Kurti ka bërë një përmbledhje të këtij 100-ditëshi, duke folur për menaxhimin e pandemisë, por edhe shkarkimet e shumta që janë ndërmarrë në më shumë se tre muaj.

Megjithatë, si ka thënë Kurti, krahas pandemisë, gjatë kësaj kohe është përballur edhe me një “president të frustruar që e ka penguar çdo ditë punën e tij”.

“Në këto 100 ditë kemi marrë vendime për kursimin e parasë publike dhe ndaljen e keqpërdorimit të pozitave publike, ku pasurohej një elitë e ngushtë politike që e kontrollonte gjithë shtetin. Nuk mund të luftohen këto për 100 ditë, por kemi bërë hapat e duhur në vendimet e duhura. Por, në këto 100 ditë kishim edhe pengesa: një pandemi globale e një president të frustruar që pengon çdo ditë punën e qeverisë dhe një opozitë që u fokusua në rrëzimin e qeverisë”, tha ai.

Kurti ka thënë se në 3 javët e fundit ka qenë e vështirë që qeveria ta bëjë punën siç duhet në luftimin e pandemisë, sepse duhej prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne më shumë kohë kemi kaluar duke u marrë me gjëra tjera, sesa shëndetësi. Në tri javët më kritike të pandemisë, Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë e kanë pasur të pamundur të fokusohen në luftimin e pandemisë, sepse duhej të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese se si të vazhdonin masat dhe të respektonim gjykatën. Ne kemi reaguar me kohë lidhur me pandeminë dhe masat e hershme dhe bashkëpunim i qytetarëve kanë qenë vendimtare në uljen e numrit të infektimeve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në rrëzimin e qeverisë janë bërë bashkë të gjitha partitë e regjimit të vjetër.

“Na u bënë bashkë i gjithë regjimi i i vjetër për të rrëzuar një qeveri që është treguar e suksesshme. Pse gjithë kjo urrejtje ndaj një qeverie që ka punuar mirë dhe drejtë dhe pa kursim. Është për keqardhje trajtimi që i është bërë qeverisë nga presidenti. Këta edhe jetën e japin dhe humbjen nuk e pranojnë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se në 100 ditët e qeverisë së tij janë ndalur keqpërdorimet dhe se nga zvogëlimi i kabinetit kursehen 1.4 milionë euro në vit.

Kurti ka lavdëruar secilën ministri me radhë dhe i ka falënderuar ata duke iu drejtuar secilit me emër.

Në këtë mbledhje kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka kërkuar që ministrat të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta. Në pikë të rendit të ditës është shqyrtimi i raportit të punës dhe ndonjë pikë tjetër mund të shtohet nëse ka kërkesa. Këtë mbledhje Kurti e ka nisur duke kujtuar masakrën e Korishës. Ai ka shprehur ngushëllime edhe për personat që kanë vdekur nga koronavirusi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

8 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago