POLITIKE

Albin Kurti: Nuk do të kemi koalicion qeverisës me Listën Serbe

ë një intervistë për Euronews Albania në emisionin Balkan Talks me gazetarin Franko Egro, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u pyet nëse po shkel me vetëdije kushtetutën lidhur me kundërshtimin e tij për të përfshirë në qeverinë e vet Listën Srpska, si përfaqësuese të komunitetit serb.

Albin Kurti tha të qenit serb është përkatësi kombëtare dhe jo librezë partie. Sipas tij kushtetuta nuk e specifikon që kur ekzistojnë 12 ministri, njëri prej tyre duhet të jetë patjetër anëtar i Listës Serbe.

“Ne nuk do ta shkelim kushtetutën, por nuk do të bëjmë koalicion me Listën Serbe,” tha z. Kurti për Euronews Albania.

“Do ta respektojmë obligimin që kemi, një ministër do të jetë nga komuniteti serb, preferojmë jo nga Lista Serbe,” shtoi ai.

Duke i rikujtuar thënien e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani se rezultatet zgjedhore duhet të reflektohen në përbërjen e ekzekutivit, gazetari i Euronës Franko Egro e pyeti liderin Kurti nëse është i gatshëm ta përmbushë këtë duke përfshirë Listën Serbe që është partia më e fuqishme e komunitetit serb në vend.

“Deri me rastin e certifikimit të zgjedhjeve të Kosoves kemi shpresuar se ndoshta mund të dali një deputet tjetër serbm i cili nuk është i Listes Serbe,” u përgjigj z.Kurti.

Ai sqaroi se nuk ka problem me Listën Serbe për faktin se ajo është e komunitetit serb,

Theksoi se do ta respektojë kushtetutën lidhur me këtë çështje dhe se do të takohet me Listën Serbe për ta diskutuar premisën, por tha se LVV po shihte mundësitë të mos e identifikonte serb me një parti të formuar nga Beogradi.

“Të mos e ngatërrojmë obligimin kushtetues me koalicionin qeverisës, koalicion me Listën Serbe nuk kemi obligim të bëjmë,” përmbylli z. Kurti diskutimin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

2 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Iftari i Osmanit në Lipjan, anëtari i LDK’së: E ftojmë çdo vit, s’është organizim partiak

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

14 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

16 orë ago