Ditën e sotme në emisionin ‘Top Channel’ është i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Moderatori e ka pyetur se përse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë marshim më 28 nëntor në Tiranë.
Ai u shpreh:
Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF.
Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin.
Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është.
Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë.