Albin Kurtin shkarkon kushëririn e Hashim Thaçit në KEK

Bordi i emëruar nga Qeveria Kurti e shkarkon kushëririn e Presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçin, nga pozita e drejtorit të KEK’ut.

Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka shkarkuar sot Njazi Thaçin, drejtorin e kësaj ndërmarrjeje, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi, Njazi Thaçi.Njazi Thaçi erdhi në krye të KEK-ut në vitin 2018.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme, Bordi i Përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryesuesja e Bordit të Përkohshëm të KEK-ut, Rrezarta Pllana.

“Po, sot në mbldhje ne kemi shkarkuar z. Thaçin dhe z. Kelmendin. Së shpejti do të publikohet edhe vendimi”, tha shkurt ajo.