Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka akuzuar PDK-në duke thënë që militantë të kësaj partie kanë nisur shpifje të ulëta kundrejt saj, transmeton Indeksonline.
Haxhiu thotë madje se shumë shpejtë do t’i përbehn publike dallaveret e Abelard Tahirit.
Ky është postimi i plotë:
Militantët e PDK, paskan nisur shpifjet e ulëta kundrejt meje por e kanë kot. Me siguri, nga militantët që i ka lënë tashmë në Ministri, Abelardi, paska dëgjuar që kemi gjetur tashmë shumë dallavere e veprime të paligjshme në MD, dhe tani kanë nisur sulmet e shpifjet kundrejt meje!
Shumë shpejt do t’i bëhen publike dallaveret e Abelard Tahirit.
Të dhënat në vijim janë shpifje dhe në fillim të javës së ardhshme, Abelardit i dalin dallaveret e shpenzimet e tij sa ishte Ministër poashtu edhe krahasimin me shpenzimet e mia!