Albulena Haxhiu: Thaçit, Mustafës dhe Veselit sot iu paska rënë ndërmend Veriu i vendit

Pjesa veriore e Mitrovicës dhe Zveçani janë futur në karantinë për shkak të rasteve të reja të personave të infektuar me koronavirus.

Kjo ka bërë që të reagojnë disa nga krerët shtetërorë të cilët kanë thënë se këto komuna po e respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në Serbi dhe në këtë mënyrë po cenohet integriteti territorial i Kosovës.

Mirëpo më pas është kundërpërgjigjur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i PDK-së Kadri Veseli, si zakonisht janë në të njëjtën linjë.

“Sot iu paska ra në mend veriu i vendit tonë ani pse që 21 vjet kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç, por sërish për pazare bashkë”.

Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët.

Në këtë kohë pandemie është e pafalshme çfarë po bëjnë këta. Por mesazhin e qytetarëve e kanë marrë, askush s’ju beson më”, ka shkruar Haxhiu.