BREAKING NEWS

“Aleanca u fut në luftë në Ukrainë”, Kremlini e pranon: Rusia dhe NATO tashmë në nivel konfrontimi

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë kanë rrëshqitur deri në nivelin e konfrontimit. Këtë e konfirmon zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke pretenduar se për këtë e ka fajin aleanca ushtarake e atlantikut të veriut.

“Në fakt, vendet e NATO-s dhe vetë aleanca është përfshirë tashmë në konfliktin përreth Ukrainës. NATO vazhdon lëvizjet e saj drejt kufijve tanë, duke zgjeruar infrastrukturën e saj ushtarake drejt kufijve tanë. NATO vijon që të tregojë natyrën e saj si një aleancë të krijuar, modeluar dhe menaxhuar nga Shtetet e Bashkuara si një mjet konfrontimi, para se gjithash, në kontinentin Europian.”

Por Perëndimi e hedh poshtë këtë pretendim, duke saktësuar se NATO është një aleancë mbrojtëse. Blloku ushtarak ka ndihmuar vazhdimisht Ukrainën në luftën për mbijetesë përballë agresionit të Rusisë, kryesisht me armë të avancuara, trajnime dhe informacione sekrete.

Për Vladimir Putin, kjo e bën NATO-n pjesë të konfliktit dhe siç ka pohuar presidenti gjatë muajit shkurt, e çon botën një hap larg Luftës së Tretë Botërore. Pavarësisht tensioneve që tashmë kanë prekur qiellin, zëvendësministri i jashtëm I Rusisë, Aleksandër Grushko, tha se vendi I tij nuk ka asnjë synim që të angazhohet në një luftë me NATO-n.

“A është gati blloku ushtarak për një konflikt të hapur me Rusinë? Duhet të pyesni vetë anëtarët e NATO-s. Në çdo rast, ne nuk kemi synime të tilla për vendet anëtare të aleancës”.

Pavarësisht kësaj, ekspertë politikë e ushtarakë, mendojnë se me situatën aktuale, ku marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s duken edhe më të këqija sesa ishin në ditët e lulëzimit të Luftës së Ftohtë, rreziku i një lufte të madhe është tepër i lartë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

7 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

4 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

6 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

7 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

8 orë ago