“Fluska e popullaritetit të Aleksandër Vuçiç ka pëlcitur. Mbase tani radhën për sanksione e ka vëllau i tij, Andrej Vuçiç”.
Kështu deklaroi nënkryetari i Partisë Popullore Serbe, Mirosllav Aleksiç, dhe shtoi se “tanimë qytetarët janë çliruar nga frika dhe nuk do ta tolerojnë regjimin shantazhues të bandave kriminale që shesin pasurinë kombëtare për asgjë”.
“Fillimi i fundit të regjimit të Vuçiç ka nisur, dhe ata që mendojnë se ai do të sundojë për kohë të gjatë, mashtrohen rëndë. Vuçiç ka parë hulumtimet sipas të cilave ka rënie të tmerrshme në sondazhe”, transmeton mediumi serb “Nova”.
“Përrallat e Vuçiçit nuk pinë ujë më”, deklaroi Aleksiç.
Sipas tij, çështja nuk është se a do të rrëzohet Vuçiç, po “kur dhe sa shpejtë” do të ndodhë kjo.
Ai “disfatën” e Vuçiç e cilëson si të garantuar përmes sanksioneve, dy prej të cilëve janë targetuar tashmë, Zvonko Veselinoviç dhe Millan Radojçiç.
“Mbase tani rradhën e ka pronari i Tv Pink, Zeljko Mitrovic, e pastaj vëllau i tij, Andrej Vuçiç”.
“Këta janë njerëz të përfshirë në krim dhe korrupsion, të gjeneruar personalisht nga Aleksandër Vuçiç, kreu i mafias në Serbi”, deklaroi ai.
“Pas tyre mbase do të jenë pronarët e ‘Millenium Team’, Ivan Boshnjak dhe Stojan Vuko, vëllau i kryeministres Ana Bërnabiç”.
Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…
Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar…
Rusia i ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do t'i kalojë Iranit informacione inteligjence…
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…