POLITIKE

“Ali Ahmeti nuk e ruan shpinën nga vëllezërit”, Ademi: Po ndërhyri Kurti në zgjedhje, i hap rrugë Vuçiçit e Putinit

Nënkryetari i BDI, Arbër Ahmeti u përpoq që ta shihte si normale zbarkimin e disa prej liderëve të opozitës maqedonase në Prishtinë, një ditë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeministër, pavarësisht lajmeve të fundit se “Vetëvendosje” po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme, të parashikuara në maj.

Zyrtari i lartë i BDI, megjithatë parashtroi në Debat me Alba Alishanin një shqetësim të ndërkombëtarëve, i cili paralajmëron se nëse Albin Kurti ndërhyn në zgjedhjet në RMV do të krijojë një precedent që do t’i hapte rrugën Vuçiçit dhe Putinit të bënin të njëjtën gjë.

“Takimet janë të mirëpritura. E konsideroj një zhvillim normal. Edhe z.Ahmeti ka takime të rregullta në Shqipëri dhe gjetiu. Takime të tilla më duken normale. Një implikim të VV në Maqedoni nuk përbën risi. Dhe në zgjedhjet e 2020 pjesëmarrës të VV kanë qenë në tubimet elektorale. Po ashtu dhe në zgjedhjet presidenciale ishin në krah të një kandidati presidencial. Eksponentë të lartë të Kosovës kanë marrë fjalën në takimet e opozitës së atëhershme.

Kryeministri i Kosovës dha një deklaratë të qartë në Shkup dhe tha se VV nuk ka interes të përfshihet në zgjedhje dhe shtoi se aktivistë të caktuar që kanë shtetësi maqedonase mund të mbështesin njërën parti apo tjetrën. Ahmeti u shpreh se nuk e ruan shpinën nga vëllezërit. Shqiptarët në RMV dhe Preshevë kanë nevojë për bashkim. Të gjitha matjet e opinionit e nxjerrin BDI si fituese. Ndërkombëtarët të shqetësuar për precedentin Kurti nëse ndërhyn në zgjedhje në Maqedoni. Mund të jetë edhe precedent që Vuçiç apo Putin, rusët dhe serbët të ndërhyjnë”, tha Ademi në A2 CNN.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

4 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

6 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

6 orë ago