Një profesor i Universitetit të Nju Jorkut thotë se dëbimi i qytetarëve turq nga Shqipëria bie ndesh me parimet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.
Alon Ben-Meir, një studiues në Qendrën për Çështje Globale të këtij Universitetit tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se udhëheqësit e vendeve të Ballkanit duhet të vendosin se në ç’kamp e shohin veten pas 10-15 vjetësh, por nga ana tjetër pranoi se është gabim nga ana e BE-së që të mos u hapë dyert këtyre vendeve.
Në intervistën me Zërin e Amerikës, Prof. Ben-Meir tha gjithashtu se Serbia duhet të pranojë faktin që Kosova është e pavarur dhe Kosova të heqë tarifat.