Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e ka krahasuar të mbijetuaren e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Vasfije Krasniqi Goodman me aktivisten amerikane të drejtave të njeriut Rosa Parks.
Përmes një publikimi në Facebook, Ambasada Amerikane tha se edhe në Kosovë ka njerëz që kanë bërë ndryshimin sikurse Rosa Parks në Amerikë.
“Vasfije Krasniqi Goodman vendosi ta kundërshtojë stigmën e padrejtë me të cilën përballen të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës. Ajo mbrojti veten dhe të gjitha të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës”.
Kujtojmë se Rosa Parks ishte një aktiviste e të drejtave të njeriut e cila është emëruar nga Kongresi Amerikan si “zonja e parë e të drejtave civile”.
Më 1 dhjetor të vitit 1955 në Montgomery të Alabamas, ajo refuzoi urdhrin e një shoferi të autobusi që ta lirojë ulësen e saj nga “seksioni me ngjyre” për një pasagjer të bardhë, pasi që ishte plotësuar seksioni ku uleshin vetëm të bardhët.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…