I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe dhe bashkëpunëtorët e tij amerikanë në Kosovë, përmes një video-mesazhi kanë uruar Vitin e Ri 2022 dhe kanë dhënë mesazhet e tyre.
Përmes Twitter-it, Giacobbe është shprehur se viti 2021 ka provuar se partneriteti në mes të Amerikës dhe Kosovës është më i fortë se kurrë.
“Në vitin 2021 u shfaq këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e Kosovës dhe kosovarëve. Viti 2021 provoi gjithashtu se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe.
Ndërkaq, përmenden edhe të arriturat e përbashkëta mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe bashkëpunimet e shumta që kanë qenë gjatë këtij viti.
Në videon përmendet donacioni amerikan i vaksinave për Kosovën, dhe gjithashtu shkuarja e ushtarëve të Kosovës në Kuvajt në kuadër të ushtrisë amerikane atje.
Po ashtu, përmenden edhe strehimi i afganëve dhe bashkëpunimi me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…