KRYESORE

Ambasada e ShBA-së u bën thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga Rusia

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi u bëri thirrje qytetarëve të saj të mërkurën që të përmbahen nga udhëtimi në Rusi dhe ata që janë tashmë atje, të largohen menjëherë.

Në një alarm sigurie të publikuar në faqen e saj të internetit, misioni amerikan tha se Moska mund të thërrasë njerëzit që kanë shtetësi të dyfishtë ruse-amerikane për shërbimin ushtarak.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke thirrur deri në 300,000 rezervistë për t’u vendosur në Ukrainë, ku Moska filloi një “operacion special ushtarak” në shkurt.

Ambasada tha se opsionet e fluturimit janë jashtëzakonisht të kufizuara aktualisht, por rrugët tokësore me makinë dhe autobus janë ende të hapura.

“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje të pavarura sa më shpejt të jetë e mundur. Ambasada e SHBA ka kufizime të rënda në aftësinë e saj për të ndihmuar qytetarët amerikanë dhe kushtet, duke përfshirë opsionet e transportit, mund të bëhen papritmas edhe më të kufizuara. Qytetarët amerikanë nuk duhet të të udhëtojnë në Rusi dhe ata që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë nga Rusia, ndërkohë që mbeten mundësi të kufizuara të udhëtimit komercial”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

13 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

17 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

19 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

20 orë ago