Në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, sot ka shkuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pretendent për Kryeministër të vendit. Ai zhvilloi një takim me Ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott.
Ajo cfarë bien në sy është se thuajse për herë të parë Kurti ka flamurin e Kosovës prapa vetës, ashqu sic e kërkon edhe protokolli. Një gjë të tillë ai nuk e aplikon në zyrën e tij në parti, në të cilën mban vetëm flamurin e Shqipërisë. Kurti është përpjekur të tregojë ndryshim në raport me simbolet e Koosvës, por sërish e ka bërë në mënyrë të mjegulluar. Ai ka shkuar edhe në ndehsjet e Kosovës, por ende flet pak për ta dhe sërish tenton të rrijë sa më larg simboleve.
Në njoftimin për media theksohet se u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tyre me qeverisjen e re.
“U bisedua edhe për procesin e formimit të koalicionit qeverisës dhe sfidat e mbetura drejt seancës konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor 2019. Kryetari Kurti, si kryeministër i ardhshëm, shprehu interesimin për të bashkëpunuar me qeverinë e re britanike të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit e që do të udhëhiqet nga kryeministri i ri Boris Johnson”, thuhet në kumtesë.
Me këtë rast, siç theksohet në kumtesën zyrtare të VV-së, Kurti përkujtoi një pjesë domethënëse të fjalimit të Boris Johnson, asokohe Ministër i Punëve të Jashtme, mbajtur në Kuvendin e Kosovës, më 10 nëntor 2016.
“Duhet të jetë e pakundërshtueshme të thuash që të gjithë ata që janë fajtorë për krime lufte, nga të gjitha anët, duhet të burgosen. Unë do të them të njëjtën gjë në Beograd, dhe në të gjithë Ballkanin. (…) Dua të shfrytëzoj këtë rast për të ngushëlluar familjen dhe miqtë e Astrit Deharit, i cili së fundi vdiq në paraburgim. Unë miratoj thirrjet e bëra nga të gjitha palët për një hetim transparent mbi vdekjen e tij”, theksohet në kumtesë.