Ambasadori i Izraelit në Serbi, Yahel Vilan, ka thënë se presidenti serb e ka nënshkruar vetë dokumentin ku kërkohet që Izraeli ta njoh Kosovën.
Ai ka hedhur pikëpyetjen se pse Serbia nuk e ka mohuar apo anuluar marrëveshjen në fjalë nëse nuk do që ta zbatojë atë.
“Mos më keqkuptoni, është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër, vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës është marrë nën presionin amerikan, përndryshe të mos harrojmë se është bërë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe jo me ne. Nuk po mundohem të fshihem pas kësaj, ai vendim është marrë nga Izraeli pas shumë vitesh kur ne nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo është në kundërshtim me interesat tona në Serbi”, tha ai.
I pyetur nëse Izraeli do ta rishikojë vendimin për Kosovën, ambasadori tha se nuk dëshiron të krijojë hapësirë për optimizëm për publikun serb.
“Nuk e shoh këtë mundësi për momentin. Është arritur marrëveshja, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. E pranoi në marrëveshje”, tha ai në Tv Prva.
Këto komente ai i bëri pasi që presidenti serb, Aleksander Vucic tha se gjoja nuk e dinte se çka po nënshkruante dhe se i ishin zëvendësuar dokumentet.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…