POLITIKE

Ambasadori rus: Berlini kaloi “vijën e kuqe” kur furnizoi Ukrainën me armë

Ambasadori rus në Berlin, Sergey Nechayev, ka kritikuar Gjermaninë për mbështetjen që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së luftës së Moskës në këtë shtet.

“Dërgimi i armëve vdekjeprurëse për regjimin ukrainas – të cilat nuk po përdoren vetëm kundër ushtarëve rusë, por edhe kundër popullsisë civile në Donbas – përbën ‘linjë të kuqe’ që Qeveria gjermane nuk do të duhej ta kalonte”, ka thënë Nechayev në një intervistë për të përditshmen ruse, Izvestia, transmeton DPA-ja.

Ai i është referuar në intervistë “përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë për krimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore”.

Sipas tij, pas krizës në Ukrainë, Qeveria gjermane ka shkatërruar marrëdhëniet e mira bilaterale që ka pasur me Rusinë, dhe ka dëmtuar procesin historik të pajtimit mes dy popujve.

Nechayev ka hedhur poshtë mundësinë që Gjermania të ketë rol ndërmjetësues për të ndihmuar në dhënie fund të luftës.

Ai e ka përshkuar Berlinin si një prej akterëve kryesorë në politikën e Perëndimit për sanksionim të Rusisë.

Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Që atëherë, Qeveria gjermane ka furnizuar Kievin me pajisje ushtarake dhe municion e tanke, por jo edhe aeroplanë luftarakë, të cilët i ka kërkuar Ukraina.

Berlini e ka cituar historinë e saj në luftëra, si arsye për veprime të kujdesshme, kur është fjala për furnizim të Kievit me armë të rënda.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /Rel


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

2 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

6 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

7 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

9 orë ago