POLITIKE

Ambasadori suedez në Kosovë thotë se Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund, në një intervistë në “InfoPlus”, në RTK, ka folur për situatën politike dhe për mbështetjen që Suedia po i ofron Kosovës.

Ai, për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga Brukseli dhe aneksi i Ohrit, të cilën gjë Serbia po e kundërshton, ka thënë se një situatë e tillë e kemi prej dekadash dhe shtoi se nuk e imagjinoja se këtë konflikt mes të dy vendeve do të ishte ende gjallë.

“Ekziston një proces që ka filluar shumë vite më parë, që ka qenë i suksesshëm më 2013 dhe 2015 dhe tani kemi një proces, kemi një marrëveshje të Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e Ohrit në mars, ku të dyja palët janë pajtuar për atë marrëveshje. Pra, çka duhet të fokusohemi këtu në Prishtinë është se obligimet e marra nga Prishtina zyrtare t’i zbatojë”, deklaroi ambasadori suedez, Westerlund, duke aluduar te Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori suedez për draft-statutin tha se është hartuar me shumë kujdes, ku janë përfshirë disa kërkesa të qeverisë së Kosovës që të përmbushen dhe e para ka qenë që të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe besoj se e kemi përmbushur këtë kriter”, deklaroi ambasadori Westerlund derisa shtoi se i mbetet Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë këtë gjë.

Ai theksoi se është koha e duhur për të ecur përpara, teksa shtoi se ky obligim rrjedh që nga viti 2013-2015 dhe nuk ka ndonjë gjë të re.

Ndërkaq lidhur me heqjen e masave ndaj Kosovës të vëna nga BE, ambasadori suedez tha se ka një urgjencë, ndonëse lufta në Ukrainë po merr përmasa të mëdha, në fokusimin edhe në Ballkanin Perëndimor, ku nga ana e vendeve të BE-së theksojnë se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Ndërkaq lidhur me integrimin e Kosovës në BE, ambasadori Westerlund tha se Kosovën si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duam ta shohin në BE.

“Suedia është përkrahësi i madh i Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në BE, por edhe në strukturat tjera euroatlantike”, tha Westerlund, derisa theksoi se edhe në sferën ekonomike vendi i tij do ta mbështesë Kosovën.

“Për Kosovën kemi ndarë rreth 11 milionë euro në vit në zhvillimin ekonomik dhe në sferat tjera”, saktësoi ambasadori suedez.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago